Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ foli për zgjedhjet lokale të pjesshme që do të zhvillohen në 6 mars.

Veliaj tha se janë të përgatitur dhe se çdo kandidat do të kalojë përmes një miniVetingu.

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Sokol Balla, Veliaj tha se është i angazhuar totalisht në këto zgjedhje, duke u shprehur se synimi është i qartë të fitojnë gjashtë me zero, pra të jenë fitues në të gjitha bashkitë.

 

‘Në Rrogozhinë patëm një fatkeqësi, Haxhi Memolla ndërroi jetë kjo ishte një fatkeqësi për familjen dhe për komunitetin. Vora është një kërthizë e Shqipërisë, një konglomerat, një miniShqipëri dhe është një zonë industrial , krahasuar me popullsinë, ekonomia që prodhohet është shumë e madhe. Është aksi ideal që për aeroportin dhe portin ke aksesin për sipërmarrjet më kyç dhe një vend tipikisht i djathtë. Vorën e kam studiuar shumë mirë. Ne kemi fituar mbi 66 % në Vorë, dhe tani luajmë në mbrojtje. Zgjedhjet janë lokale, unë i kam marrë seriozisht dhe angazhimi im është edhe pas orarit të punës dhe kësaj fushate do ‘t’ja dedikoj 6 fundjava. Zgjidhet mes një beteje të fortë politike, dhe pas dy vitesh ikën’, kryebashkiakja e Durrësit jep dorëheqje në kulmin e situatës së vështirë të tërmetit. Unë këtë punë nuk e lë për asgjë në botë. Dionisi është djalë i shkëlqyer. Nuk dua të bëj avokatin e kolegëve, por dua të them se është një punë me presion. Disa njerëz nuk e mbajnë presionin, dhe nuk duhet të paragjykohet dikush. Është mëse e kuptueshme ku disa njerëz thonë , zbulova se nuk jam për këtë punë. Edhe Valbona edhe Dionisi kishin arsyet e tyre. Serioziteti filloi sot, na është lënë afat deri javën tjetër për të sjellë një listë, do të ketë një lloj minivetingu, për të parë historikun e tyre. Ne mund të kishim bërë një punë më të mirë për disa kandidatë, por di të them se oferta do të jetë shumë e mirë. Synimi është të fitojmë gjashtë me zero. Në të gjashta bashkitë do të përgatitemi për kandidatët më të mirë.  E kemi marrë seriozisht, kryeministri e tha se nuk janë beteja për jetë a vdekje, kështu që do të kërkojmë të ecet shumë shpejt, dhe nuk do të trajtohen si beteja kombëtare’, tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: