Kryeministri Edi Rama ka thënë se berberët dhe klinikat dentare hyjnë tek kategoritë më të rrezikshmëri më të lartë të përhapjes së COVID-19 dhe nuk do të hapen.

Por Rama la mundësinë e një riparje javën e ardhshme dhe më 11 maj do të ketë një zgjerim në tërësi sipas protokolleve.

”Më thuaj një vend në botë që ka hapur klinikat dentare. Me kë ekspert të këshillohem?

Berberët hyjnë tek rrezikshmëria më e lartë pasi mjafton që njëri me infeksion të ulet në karrige, berberi merr armikun dhe këtëj i qeth dhe këtej i fut bombën.

Berberët do shohim javën e ardhshme dhe më 11 maj do të kemi një zgjerim më të madh. Do jetë një zgjerim tërësi. Do lajmërojmë përpara që të përgatiten kush do hapen, çfarë protokollesh. ”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb