E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Keti Margariti, përgjegjëse në sektorin e shëndetit të kafshëve në Ministrinë e Bujqësisë ka folur për Ethet Afrikane të Derrave, si është situata në Shqipëri dhe planin e masave nga institucioni ku punon për mbajtjen e situatën nën kontroll.

“Murtaja afrikane e derrave është një sëmundje që nuk transmetohet tek njerëzit. Zakonisht derrat e egër, të butë ose që mbarështohen janë bartës natyral të sëmundjes. Është sëmundje ndërkufitare që në bazë të rezultateve laboratorike janë identifikuar 23 gjenotipe. çfarë e bën me komplekse epidemiologjinë e sëmundjes. Murtaja afrikane e derrave shkakton dëme të mëdha ekonomike. Kujtojmë se Kina në vitin 2018, derrat eliminoheshin, çoroditi gjithë bursën e mishit. Duke qenë se është vendi më i madh për mbarështimin për mish. Gjeni shkaktar është një. Transmetimi i sëmundjes ndodh nga derri i egër në derra të butë. Shenjat e sëmundshmërisë janë, ka shenja klinike ngordhje papritur të derrave, temperaturë të lartë, hemorragji, nxirje të veshëve, gjakderdhje nga hundët. E rëndësishme është që sëmundja nuk është zoonotike, por dëmet ekonomike janë të mëdha. Nisur nga situata epidemike në rajon, ASF është sëmundje e shfaqur në shumë vende të botës. Duke marrë parasysh situatën, Ministria e Bujqësisë ka hartuar një plan kontigjence, por patjetër ka nevojë për përmirësime. Përcaktohen masat në rast dyshimi apo shpërthimi të sëmundjes. Sapo merret njoftimi, në datën 14 është firmosur urdhri, ku bazuar në sëmundje është i ndryshëm. Në rastin e influencës aviare, ka qenë ndalim i detyrueshëm i importit për zogjtë. Për murtajën afrikane të derrave është bërë lejimi nëse plotëson kushtesh, ka ka një sërë kërkesash që duhet t’i plotësosh. Është sëmundje që nuk ka vaksinim, por ngarkesa nuk duhet të shfaqë shenja klinike, të ketë test negative etj. Kemi komunikime, bashkëpunim me FAO, ku janë hartuar postera për të rritur ndërgjegjësimin, mënyra e transmetimit, cikli. Është mbledhur organizata e gjuetarëve dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për të bërë lajmërimin e menjëhershëm”,-tha Keti Margariti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb