Shihni cilat shenja të horoskopit duan të bëjnë seks pothuajse çdo ditë
Natyrisht, se sa i pajtueshëm jeni romantikisht dhe seksualisht me dikë varet nga shumë më tepër sesa thjesht astrologjia – dhe është shumë e mundur të përputheni me dikë në këtë fushë edhe nëse shenjat tuaja janë të papajtueshme. Sigurisht, nuk është e dëmshme të keni një ide se cila shenjë e zodiakut mund t’ju japë më shumë kënaqësi në shtrat dhe më shpesh.

Shikoni më poshtë 3 shenjat e zodiakut që janë të fiksuar pas seksit:

Dashi

Dashi është shenja që dëshiron të bëjë seks gjatë gjithë kohës pasi mendon se ka nevojë për të. Ai priret të ketë shumë qëndrime për një natë pasi seksi e bën atë dominant. Ai beson se di si ta kënaqë partnerin e tij dhe di si ta arrijë atë.

Gaforrja

Gaforrja është në kërkim të partnerit ideal dhe në fakt seksit i kushtojnë shumë rëndësi. Ata mund të jenë të dashur dhe të shijojnë përqafimet, por nëse në marrëdhënien e tyre mendojnë se nuk janë epshorë, atëherë thjesht largohen. Sado që nuk e tregojnë, seksi është prioritet për ta dhe duan ta kenë pothuajse çdo ditë.

Akrepi

Akrepi është shenja më e mirë e seksit dhe sado që disa duan ta kundërshtojnë këtë, nuk munden. Ata e tregojnë dashurinë ndaj partnerit në çdo mënyrë dhe nëse janë shumë të dashuruar ka mundësi që të mos dalin fare nga dhoma e gjumit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: