Deputetja e PD Ina Zhupa ka reaguar me anë të një postimi në Facebok në lidhje me sulmin e paparecedentë të IKMT ndaj Prestige Resort, teksa tha se ky është një sulm për t’i mbyllur gojën mediave.

Sipas saj Shqipëria tashmë është në listën e zezë të lirisë së medias dhe ka një kryeministër autokrat.

Postimi i plotë:
Sulm i paprecendent ndaj biznesit me synimin për ti mbyllur gojën mediave që thonë të vërtetën.
Dëgjoni sesi ministri i turizmit Blendi Klosi se si shprehet për Prestige Resort!
Kur u bë i paligjshëm Prestige Resort? Përgjigjia është e thjesht: atëherë kur nxori Twitter Rama kunder Balkanweb, atehere kur sju pelqen lajmi i gazetes Panorama, apo e verteta e edicionit te News 24! Kaq e thjesht
Shqiperia ne listën e zezë të lirisë medias, me një kryeministër autokrat ku ligji i vetëm është interesi personal. Këto forma presioni dhe represioni ndaj medias nuk trembin askënd thjesht heqin fasadën e propagandës te nje pushteti qe ndjen fundin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb