Meghan dhe Harry hoqën dorë zyrtarisht nga statusi mbretëror dhe një ndryshim i tillë shoqërohet padyshim me reduktim të shumë privilegjeve që gëzonin deri dje.

1-Cilat janë lukset që sot familja mbretërore ia mohon Dukësh dhe Dukeshës së Sussex-it?

2-Ata duhet t’i kthejnë mbrapsht taksapaguesëve 3 milion dollarë për rinovimin e rezidencës së tyre mbretërore, në Frogmore Cottage.

3-Mbretëresha nuk do të paguajë më asnjë qindarkë për stafin e tyre.
As Shtetet e Bashkuara nuk do të paguajnë asgjë për sigurinë e çiftit, duke qenë se statusi i tyre ndryshoi nga mbretërorë në qytetarë të thjeshtë.
4-Meghan nuk do të mund të marrë më asnjë nga bizhuteritë e mbretëreshës siç bën Kate.
5-Nisur nga kjo, nuk do ta shihni më Meghan-in me një tiara në kokë.
6-Fëmijët e tyre të ardhshëm nuk do të konsiderohen si fëmijë mbretërorë.
7-Askush s’do t’i mbrojë më nga paparacët si dikur!
8-Meghan dhe Harry nuk do të bëjnë më udhëtime nëpër botë në emër të mbretëreshës. Udhëtimi i tyre i fundit ishte turi në Afrikë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: