Pandemia duket se ka ndikuar keq edhe në lidhjet e dashurisë. Prej disa muajsh vendi ynë dhe shumë shtete të botës qëndruan të izoluara dhe nën masa të rrepta, pas përhapjes së virusit Covid-19. Kjo si duket ka ndikuar keq edhe në aspekte të tjera, sidomos në dashuri.

Emra të njohur të showbizit të cilët kishin deklaruar hapur lidhjet e tyre të dashurisë, përgjatë pandemisë i kanë dhënë fund lidhjeve të tyre. Disa prej tyre janë Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, Ronela Hajati dhe Young Zerka. Dyshimet erdhën pasi Zerka festoi ditëlindjen, por mungoi një urim nga Ronela.
Edhe Nevina Shtylla dhe Arbër Myftari i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.Ishte pikërisht Nevina që deklaroi se karantinën nuk po e kalonte me partnerin. “Nuk jam çift fare”-u përgjigj Nevina gjatë emisionit “E diell”, duke konfirmuar ndarjen teksa arsyet nuk u bënë të ditura.

Modelja Heidi Lushtaku dhe boksieri Haxhi Krasniqi nuk janë më bashkë.Ishte Heidi ajo e cila e ka konfirmuar këtë duke u shprehur se ka respekt për të dhe vazhdon ta çmoj si mik madje tha fjalë të mëdha edhe për vjehrrën e saj.
Pas ndarjes, që të gjithë janë përkushtuar në karrierën e tyre dhe duke parë postimet që bëjnë në rrjete sociale duken mjaft mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: