PRISHTINE – Portali magazina.al ka publikuar makinat luksoze që po përdorin aktualisht disa këngëtarë të njohur.

Sabri Fejzullahu
sabri
Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu ka në pronësi BMË X5 ngjyrë të zezë. Edhe pse ka këtë makinë kaq të mirë dhe të shpejtë, Sabriu thotë se është i kujdesshëm kur është në timon.

Leonora Jakupi

leonora
Ka 20 vite në skenë dhe që nga paraqitja e saj e parë ka arritur të fitojë zemrën e publikut. Leonora Jakupi i qëndroi besnike zhanrit të saj në muzikë dhe ky vendim duket se i ka sjellë sukses të madh. Ajo sot renditet ndër këngëtaret më të mira dhe padyshim që puna e madhe i ka sjellë edhe para. Aktualisht ajo drejton një BMË X3.

Blero

belro
Blero është shumë i dhënë pas muzikës dhe hiteve, por nuk ka lanë mënjanë as pasionin për makinat. Në garazhin e tij qëndron një “Cadillac”. Blero rrëfen se është i apasionuar pas shpejtësisë.

Kaltrina Selimi

kaltrina
Këngëtarja Kaltrina Selimi drejton “Land Rover Freelander” prodhim i vitit 2002. Në një deklaratë për Magazina.al ajo thotë se që kur është bërë nënë , de drejton makinën me më shumë kujdes sesa më parë.

Arbnora Ademaj

KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA
Edhe Arbnora Ademaj, është e dhënë pas makinave. Miss Kosova, aktualisht drejton një “Tiguan” pa të cilin nuk lëviz dot. Nëse shihni një makinë të kësaj marke që lëviz me shpejtësi në rrugën Prishtinë – Pejë, dijeni se atë po e drejton Nora.

Noizy

noizy
Reperi më i kërkuar shqiptar, pas dhjetëra makinave të shtrenjta që ka në garazhet e tij, vazhdon të këtë pasion makinat cilësore. Ai ka prezantuar për fansat Mercedesin e tij S Class.

Mihrije Braha

mirhija
Mercedesi duket se është një markë e pëlqyer nga këngëtarët. Edhe Mihrije Braha, është e lidhur me këtë tip makinë, pasi ka vite që ajo drejton Mercedes mini.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: