Varianti i ri i COVID që u zbulua fillimisht në Britani është përhapur tashmë në një sërë shtetesh, kjo edhe për shkak të transmetueshmërisë më të lartë të tij.

Por a mund ta kuptojë një person, nga simptomat, nëse është prekur nga ky variant i COVID?

Qeveria britanike nuk ka publikuar ndonjë listë me simptoma të ndryshme, duke theksuar tre simptomat kryesore të COVID: Temperatura e lartë, kolla dhe humbje ose ndryshim i shijes dhe nuhatjes.

Megjithatë, një studim nga Zyra për Statistikat Kombëtare në Britani, arriti në përfundimin se kollitja, dhimbja e fytit dhe lodhja janë simptomat më të zakonshme nga varianti britanik i COVID.

Ndërsa humbja e shijes apo nuhatjes, ka më pak të ngjarë të ndodhi te personat që infektohen me këtë variant.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb