Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, dy tërmete të fuqishme kanë goditur Shqipërinë. Tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Sipas të dhënave, si pasojë, me jetë e kanë pësuar dhjetëra njerëz, ndërsa janë qindra të lënduar. Tërmetet janë ndër fenomenet më të zakonshme gjeologjike, me dridhje të vogla që ndodhin qindra herë në ditë, tërmetet në madhësi të mesme disa herë në muaj, dhe me magnituda 8 ose më të larta që mund të ndodhin një herë në vit. Dhe nëse flasim për fuqinë shkatërruese, tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shtetet e Bashkuara ishte me një magnitudë 9.2 i regjistruar në Prince William Sound, Alaska, më 28 mars 1964. Tërmeti rezultoi me 139 vdekje.

Ndërsa në nivel botëror, tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në Tokë ishte me madhësi 9.5 në Kili, më 22 maj 1960. Kishte më shumë se 2,000 vdekje – midis 200 tërmeteve më të këqij të regjistruar ndonjëherë. Por tërmetet më vdekjeprurëse, për fat të keq morën jetën e dhjetëra e qindra mijëra njerëzve.

Në këtë drejtim, shkruan USA TODAY, përcjell Telegrafi, 24/7 Wall St. shqyrtoi vdekjet totale të shkaktuara nga tërmetet, si dhe nga efektet sekondare të tilla si tsunami dhe vullkanet.

Aty janë renditur tërmetet më të fuqishme dhe me vdekjeprurëse “në histori”.

Kjo është renditja e tërmeteve më të fuqishme në historinë e njerëzimit dhe sa vdekje kanë shkaktuar:

  1. 1939 – Tërmeti i Erzincan

Vdekjet totale: 32.700

Fuqia: 7.7

Zonat e prekura: Turqi: Erzincan

  1. 1721 – Tërmeti i Tabrizit
  • Vdekjet totale: 40,000
  • Fuqia: 7.7
  • Zonat e prekura: Irani: Tabriz
  1. 1797 – Tërmeti Riobamba
  • Vdekjet totale: 40,000
  • Fuqia: 8.3
  • Zonat e prekura: Ekuador: Riobamba, Quito, Cuzco
  1. 1927 – Tërmeti i Gansu
  • Vdekjet totale: 40.912
  • Fuqia: 7.6
  • Zonat e prekura: Kina: Provinca Gansu
  1. 1668 – Tërmeti Shandong
  • Vdekjet totale: 42.578
  • Fuqia: 8.5
  • Zonat e prekura: Kina: Provinca Shandong
  1. 1042 – Tërmeti i Tabrizit
  • Vdekjet totale: 50,000
  • Fuqia: 7.6
  • Zonat e prekura: Irani: Tabriz
  1. 1990 – Tërmeti Rudbar-Manjil
  • Vdekjet totale: 50,000
  • Fuqia: 7.7
  • Zonat e prekura: Irani: Rasht, Qazvin, Zanjan, Rudbar, Manjil
  1. 1780 – Tërmeti i Tabrizit
  • Vdekjet totale: 50,000
  • Fuqia: 7.7
  • Zonat e prekura: Irani: Tabriz
  1. 1739 – Tërmeti Ningxia
  • Vdekjet totale: 50,000
  • Fuqia: 8.0
  • Zonat e prekura: Kina: Ningxia
  1. 1755 – Tërmeti i Lisbonës
  • Vdekjet totale: 50,000
  • Fuqia: 8.5
  • Zonat e prekura: Portugali: Lisbonë
  1. 1693 – Tërmeti i Siçilisë
  • Vdekjet totale: 60,000
  • Fuqia: 6.0
  • Zonat e prekura: Itali: Siçili, Kalabria, Catania
  1. 1101 – Tërmeti i Khorasanit
  • Vdekjet totale: 60,000
  • Fuqia: 6.5
  • Zonat e prekura: Irani: Khorasan
  1. 1935 – Tërmeti i Quetta
  • Vdekjet totale: 60,000
  • Fuqia: 7.5
  • Zonat e prekura: Pakistan: Quetta
  1. 1970 – Tërmeti i Ancash
  • Vdekjet totale: 66,794
  • Fuqia: 7.9
  • Zonat e prekura: Peru: Rajonet Veriore, Pisco, Chiclayo
  1. 1868 – Tërmetet e Ekuadorit
  • Vdekjet totale: 70,000
  • Fuqia: 7.7
  • Zonat e prekura: Ekuador: Guayaquil, Ibarra; Kolumbia: San Pablo
  1. 1718 – Tërmeti Gansu
  • Vdekjet totale: 73,000
  • Fuqia: 7.5
  • Zonat e prekura: Kina: Provinca Gansu
  1. 2005 – Tërmeti i Azisë së Jugut
  • Vdekjet totale: 76,213
  • Fuqia: 7.6
  • Zonat e prekura: Pakistani: Muzaffarabad, Uri, Anantnag, Baramulla
  1. 1908 -Tërmeti i Messinas
  • Vdekjet totale: 80,000
  • Fuqia: 7.0
  • Zonat e prekura: Itali: Messina, Siçili, Kalabria
  1. 1667 – Tërmeti Shemakha
  • Vdekjet totale: 80,000
  • Fuqia: 6.9
  • Zonat e prekura: Azerbajxhani: Shemakha (Samaxi)
  1. 2008 – Tërmeti i Sichuan
  • Vdekjet totale: 87,652
  • Fuqia: 7.9
  • Zonat e prekura: Kina: Provinca Sichuan
  1. 1290 – Tërmeti Nei Mongol
  • Vdekjet totale: 100,000
  • Fuqia: 6.8
  • Zonat e prekura: Kina: Mongolia e Brendshme: Ningcheng
  1. 1948 – Tërmeti Ashkhabad
  • Vdekjet totale: 110,000
  • Fuqia: 7.3
  • Zonat e prekura: Turkmenistani: Ashkhabad
  1. 1923 – Tërmeti i madh i Kantos
  • Vdekjet totale: 142,807
  • Fuqia: 7.9
  • Zonat e prekura: Japoni: Tokio, Yokohama
  1. 856 – Tërmeti Damghan
  • Vdekjet totale: 200,000
  • Fuqia: 7.9
  • Zonat e prekura: Irani: Damghan, Qumis
  1. 1920 – Tërmeti Haiyuan
  • Vdekjet totale: 200,000
  • Fuqia: 8.3
  • Zonat e prekura: Kina: Provinca Gansu, Provinca Shanxi
  1. 1976 – Tërmeti Tangshan
  • Vdekjet totale: 242,769
  • Fuqia: 7.5
  • Zonat e prekura: Kina: Ne: Tangshan
  1. 525 – Tërmeti i Antiokisë
  • Vdekjet totale: 250,000
  • Fuqia: 7.0
  • Zonat e prekura: Turqi: Antakya (Antioki), Samandag
  1. 115 – Tërmeti i Antiokisë
  • Vdekjet totale: 260,000
  • Fuqia: 7.5
  • Zonat e prekura: Turqia: Antakya (Antioki)
  1. 2010 – Tërmeti i Haitit
  • Vdekjet totale: 316,000
  • Fuqia: 7.0
  • Zonat e prekura: Haiti: Port-Au-Prince
  1. 1556 – Tërmet Shaanxi
  • Vdekjet totale: 830,000
  • Fuqia: 8.0
  • Zonat e prekura: Kina: Provinca Shaanxi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb