TIRANË- Disa zona në kryeqytet do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë të pijshëm.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë bën me dije se ndërprerja vjen si pasojë e punimeve të OSHEE-së në Stacionin e Qafmollës.

UKT njofton se: “Për shkak të remontit që po kryen OSHEE në linjën e Stacionit të Qafmollës, i cili po punon i reduktuar, do të ketë probleme të furnizimit me ujë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në këto zona: Sauk- Senatorium, Liqeni i Thatë, Tiranë e Re, Shkozë, Komuna e Parisit, Rruga e “Elbasanit”, Rruga “Tre Vëllezërit Konti”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: