Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat u pyet nga gazetarët në lidhje me atë se çka mendonte për investitorët e huaj që investojnë në vend dhe që do të pajisen me pasaportë shqiptare.

Meta tha se qëllimi i Ramës dhe i qeverisë së tij është që të përzërë shqiptarët dhe në vend të vijnë njerëz të pasur, në mënyrë të tillë që të bëjë pazar me ta.

“Nëse do të merremi me skandalet që prodhon kjo qeveri, merremi. Por kjo është dëshira edhe e kësaj qeverie. Të zhvendosim vëmendjen nga prioritetet më të mëdha të vendit tonë, të shoqërisë tonë. Kjo është aventurë e shpallur, që të ikin shqiptarët dhe të vinë ata nga Bangladeshi. Dhe këta do i mbajmë 1 vit, sa të mendojnë shqipen, se pastaj po e mësuan do i largojmë. Edhe kjo është në vazhdën e kësaj logjike. Që të sjellim nga e gjithë bota njerëz të pasur, të ikin shqiptarët, të bëjmë pazare me ta dhe ata të bëjnë pronat e shqiptarëve, të kthehen në shërbëtor. Këto janë skenarë që nuk do të funksionojnë. Siç është çështja e Pallatit të Brigadave. Ata do të kujdesen që Pallati i Brigadave të ketë më gjelbërim, por jo jo. Edhe aty e kanë mendjen te kullat dhe metrat katrorë. Nisi me 20% në Tiranë dhe po kalon me qindra përqind.”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: