Deputeti i PD Flamur Noka deklaroi edhe një herë se Edio Rama është autori që fshihet pas skenarit të goditjes me grusht të Sali Berishës. Gjatë fjalës së tij në seancën  e Kuvendit të kësaj të hëne, ai tha se Rama kishte në plan që pasi të goditej Berisha, opozita të shpërthente në dhunë, dhe më pas do të kishte edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve për të vijuar me synimin e tij për ta asgjësuar atë.

Noka më tej tha se Rama i ka pengje ministrat e tij, ndërsa thotë se në 9 vite në e keqja po trumpetohet si diçka normale dhe se normal kërkohet të quhen si të prapambetura.

“Ka 9 vite që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e krimit, bandave, drogës dhe korrupsionit. Rama dhe banda e tij, që quhet qeveri, janë munduar t’i imponojnë qytetarëve që hajdutërinë, krimin dhe çdo gjë tjetër të zezë, ta quajnë normë dhe standard. E gjitha kjo është bërë me një qëllim, që shoqëria të pranojë të keqen si normalitet.

Ka pasur një skenar, që shqiptarët të mësohen dhe të bëhen njish me të keqen, dhe morali të jetë pjesë e së shkruarës dhe kush i përqafon të konsiderohet i prapambetur.

Nuk ka ndodhur kurrë në shoqëritë njerëzore kjo që ka ndodhur në pushtetin e Rilindjes. Ndaj nuk ka qenë rastësi që bëj korrupsion me tendera, na dilnin xixëllonjat këtu e na thonin që është normale dhe bëhen dhe filma nëpër botë. Këta këtu pas janë të gjithë pengje, njëra peng e doganës, tjetra e burrit investitor strategjik, e tjr.

Data 6 nuk ka asnjë autor tjetër, vetëm Edi Ramën. Bëri gjithçka në një vit për ta gjunjëzuar opozitën. Pasi i kishte blerë kreun dhe disa nënkrerë dhe tentoi ta përçajë, kur pa që nuk ia arriti aplikoi skenarin e dytë, pasi i mori vulën. Përsëri nuk ia arriti të asgjësoi, dhe skenari tjetër pas dhunës politike, ishte dhuna fizike. Datën 6 dhjetor Rama e kishte konceptuar si triumfalitetin e tij”.

E mendonte veten në Samit yll që do shkëlqente… kush ia hiqte shkëlqimin? Sali Berisha! Arriti skenari për të goditur Berishën, turma do asgjësonte agresorin, do digjte godina, do kishte mbështetje ndërkombëtare për të asgjësuar opozitën dhe do shpallte veten mbret”, tha Noka.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: