“Sheshi Publik”, është një hapësirë e re që ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka krijuar në “Instagram”, si një mënyrë për të komunikuar me ndjekësit.

Në këto takime virtuale, do të diskutohet për çështjet që janë më shqetësuese për shoqërinë shqiptare. E para që e mori fjalën, ishte një e re, e cila i drejtoi pyetjen ish-ministrit socialist, se përse duhet të dalin për të votuar, ku asgjë nuk po funksionon dhe të gjithë po synojnë të punojnë në administratën publike.

Bushati tha se është e rëndësishme të votohet, sepse nëse vota është masive, edhe qeveria është më e shëndetshme. Ai tha se është e vërtetë që shumica e njerëzve synojnë të punësohen në administratën publike, por ndryshimi sipas tij, është në dorën e qytetarëve dhe llogaridhënien që ato kanë kundrejt politikanëve.

“Unë besoj se pyetja që shtroni është e drejtë, mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor, sepse fuqinë qytetarë duhet të përqendrohet tek vota. Por ajo nuk duhet të fuqizohet vetëm tek votimi. Në fakt, vota është fuqia që ju keni për të ndryshuar, përmirësuar, korrektuar, për t’i dhënë shansin qeverisë, pushtetit vendor, për të zbatuar politikat që ju keni. Është i rëndësishëm pjesëmarrja në zgjedhje. Pas ’96-ës zgjedhjet konsiderohen si makth, por në fakt ajo duhet të jetë një ditë e rëndësishme. Ju folët për faktin që ende në Shqipëri ka ende tendencë për njerëz që duan të punojnë në administratë, ndërkohë që tendenca e tregut privat është e kufizuar. Kjo ka lidhje me pjesëmarrjen tuaj dhe kërkesën e llogarisë që duhet të keni ndaj politikës, mund të ndryshoni trajektoren e vendit. Ne po dëgjojmë një debat për taksimin, është debat false, sepse e rëndësishme janë themelet e shtëpisë, e më pas dritarja dhe çatia. Duhet çliruar gara në ekonomi, administratë publike. Pse shqiptarët kudo që shkojnë prodhojnë sukses. Një pjesëmarrje e madhe më 25 prill, është garanci për një qeveri më të shëndetshme. Listat kanë kandidatë me integritet. Unë do të ftoja miqësisht dhe të votosh më 25 prill dhe ta japësh votën me besim për atë që mendon se dot ë bëjë punë më të mira për Shqipërinë tonë”, u shpreh Bushati.

Një tjetër i ri, i quajtur Kirstjan Leci, tha se studiun në Itali për degën e mjekësisë. Ai tha se për Pashkë u rikthye në Shqipëri, por teksa po zhvillonte një provim shkollor, iu ndërpre energjia elektrike dhe la përgjysmë testin.

Ai tha se përse duhet votuar politikanët, në momentin që nuk ofrohen këto shërbime. Nga krahu tjetër, Bushati tha se është e drejtë shqetësimi, por shtoi se shpreson se problemet e energjisë elektrike duhet të jenë sa më periferike. Ai tha se ndryshimi kalon përmes ekonomisë.

“Pavarësisht progresit që është bërë në Shqipëri vijon të jetë si temë, shpresoj të jetë sa më periferike. Sa i përket studentëve të mjekësisë është për t’i hequr kapelën sepse është një nga degët më të rëndësishme. Në Shqipëri është debati se kush zgjidhet rektor apo dekan. Unë kam studiuar në Holandë dhe kjo s’ka qenë fare priroitet. Ne duhet të investojmë tek mjekët dhe mundësia që ta lidhim arsimimin me nevojat që ka tregu i punës. Keqardhja ime është që studentët tanë që kanë përfunduar në mjekësi kanë ikur drejt Gjermanisë. Studentët duhet të jenë ndaj nesh si politikanë, më kërkues ndaj cilësisë së mësimdhënies dhe jam i bindur që ka shumë hapësira për të korrigjuar në këtë drejtim. Nuk diskutohet që ka një hendek mes cilësisë që ofrojnë shkollat tona dhe të atyre në Perëndim. Kjo nuk nënkupton më shumë fonde për arsimin, por kërkon ndryshim ekonomik. Nuk kam asgjë me fasonet, apo sektorë të ndryshëm, por ka ardhur koha të kalojmë në fazë tjetër, ashtu siç ka kaluar dhe vendet Lindore dhe Perëndimore”, theksi Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: