Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i PD. Meta ishte për një vizitë në Kryegjyshatë me rastin e Sulltan Novruzit dhe uroi besimtarët bektashi. Por ndërsa u pyet për dorëheqjen e Bashës ai foli për pranverën dhe dha mesazhe paqeje dhe solidariteti.

“Këtu jemi për pranverën dhe unë e dua shumë pranverën sepse dhe unë kam lindur në Pranverë, madje dhe shumë pranë Sulltan Novruzit. Nuk është sekret unë emrin e dytë e kam Novruz nga gjyshi. Nuk kam përgjigje për këto pyetje që nuk kanë vend në oborrin e Kryegjyshatës, ndaj sot i bashkohem lutjeve të kryegjyshit që paqja dhe e mira të mbretërojë në zemrën e çdo shqiptare që po ndeshen me vështirësi më të mëdha edhe për shkak të çmimeve dhe krizave ekonomike dhe t’i bashkohem lutjeve për paqe në botë e sidomos në Ukrainë, ku po vuajnë kaq shumë njerëz të pafajshëm, le të na ftojë për më shumë optimizëm, bashkëpunim dhe solidaritet, në radhë të parë me njeri-tjetrin”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb