Gazetari shqiptar Edison Myrteza në një lidhje live me News24 ka folur për situatën me koronavirusin në Kinë teksa ka thënë se për ditën e dytë radhazi nuk ka asnjë rast nga brenda vendit por janë 39 nga jashtë.

Tashmë sipas tij lufta e Kinës është me vendet fqinje dhe rastet nga jashtë dhe vendet që e rrezikojnë më shumë në këtë drejtim janë Japonia, Koreja e Jugut, Tajvani dhe Tajlanda që kanë gjithashtu raste të shumta me koronavirus.

Po ashtu Myrteza thotë se në Pekin dhe Shangai janë hapur kafenetë, dyqanet, urbanet, metrotë apo dhe qendrat tregtare sigurisht me kontrolle dhe duke respektuar rregullat.

Ai shprehet se vetëm shkollat nuk janë hapur për shkak se ka një frikë nga fëmijët por edhe ato në disa provinca të ndryshme do të hapen për të parë ecurinë e situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb