Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa momente nga vizita në Kryeministri e Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, ndërsa në turin e prezantimit të zyrës së tij nuk kanë munguar as batutat.

“Këtu ndodh gjithçka? Jam xheloz”, – shprehet Michel teksa sheh tavolinën e punës së Ramës. “Aty është Abraham Lincoln që lexon tëeetet e Donald Trump”- i thotë Rama dhe Presidenti i KiE, ndërsa të dy qeshin. Një tjetër moment plot humor është kur zyrtari i BE sheh dhe topin e basketbollit dhe kërkon koshin, ndërsa kreu i qeverisë shqiptare ia tregon se ndodhet në dhomën tjetër ngjitur.

“S’ka mundësi”- thotë Michel teksa qesh, ndërsa arrin që të shënojë pikë në kosh.

Po ashtu Rama ka zbuluar edhe një dhuratë simbolike që i dha Charles Michel, një libër të një filozofeje shqiptare që punon në LSE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: