Me banorë të Unazës së Re në krahë, Belind Këlliçi, koordinatori politik i PD, iu drejtua qytetarëve me një mesazh politik. Këlliçi solli në vëmendje mungesën e çerdheve, kopshteve dhe shkollave për rreth 50 mijë banorët e kësaj zone.

“Këtu nuk ka një qendër shendëtësore”, u shpreh ai.
Sipas Këlliçit, qendra e vogël shëndetësore, e denjë për një fshat dhe jo për 50 mijë banorë, u zhvendos mbi 1 kilometër larg zonës, aty ku nuk i shërben kërkujt. Për Belind Këlliçin, kjo është një goditje e orkestruar nga Rama dhe Veliaj, si kundërpërgjigje ndaj protestave të banorëve për projektin e Unazës së Re.

“Dyshja Rama-Veliaj e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro. Ata nuk kanë asnjë bilanc”, tha ai, duke kërkuar largimin e tyre më 25 prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: