DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të ri nga Durrësi pas denoncimit të një 21-vjeçareje nga Ukraina. E reja me inicialet V.H. ka rrëfyer gjithçka para uniformave blu të Durrësit, që nga njohja me Almarjo Xhebexhian deri tek dhuna dhe dyshimet se do e prostituonte.

Ka qenë pikërisht frika nga kjo gjë që e ka shtyrë ukrainasen të denonconte 24-vjeçarin. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka zbardhur për “BalkanWeb” dëshminë e saj në polici. Ajo ka rrëfyer se me Marjon ishte njohur në Mal të Zi kur kishin qenë me pushime gjatë verës dhe kishin mbajtur kontaktet deri sa ai e kishte ftuar të vinte në Durrës.

“Para disa muajsh u njoha me Marjon në Malin e Zi, ku ishim për pushime. Shkëmbyem numrat e telefonit dhe adresat tona dhe filluam të flisnim me njeri-tjetrin në Facebook dhe whatsapp. Sa vinte dhe bëheshim më të lidhur me njeri-tjetrin. Më pas Marjo më ftoi në Shqipëri si të dashurën e tij duke më kërkuar të njiheshim më shumë. Meqenëse unë nuk dyshoja tek ai për asgjë të keqe, erdha në Shqipëri. Kam ardhur disa herë. Si fillim u tregua i dashur, i mirë dhe më pas nisën episodet e dhunës. Dje më çoi në hotel dhe më dhunoi. Më ka rrahur në mënyrë brutale. Më kërcënonte se do më vriste. ‘Do të vras dhe këtu s’të gjen njeri’ më thoshte. Nuk e di pse më kërkonte të rrija në Durrës. Nuk e di çfarë qëllimi kishte”, ka dëshmuar e reja nga Ukraina.

Pas denoncimit të saj policia prangosi 24-vjeçarin Almarjo Xhebexhia, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit 21-vjeçare n nga Ukraina.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb