Media gjermane noz.de i ka kushtuar një artikull një mjekeje të re shqiptare nga Elbasani, e cila ka zgjedhur Gjermaninë për të jetuar dhe punuar duke shpjeguar ndër të tjera dhe fenomenin e mjekëve që preferojnë Gjermaninë para Shqipërisë si dhe arsyet që i shtyjnë drejt kësaj lëvizjeje.

Sara Caushi Ist Seit April Aerztin Am Ameos Klini
Sara Caushi Ist Seit April Aerztin Am Ameos Klini

Pacientët në qytetin e Osnabrück duhet të kenë parasysh që në të ardhmen, do të kenë kontakte gjithmonë e më shpesh me mjekë të huaj. Sara Caushi nga Shqipëria ka vendosur me vetëdije të plotë për një shpërngulje në drejtim të Gjermanisë, për të punuar si mjeke në një klinikë.

Ajo aspironte të bëhej mjeke, që në fëmijëri, thotë shqiptarja. Në atdheun e saj nuk ka punuar kurrë. Direkt pas studimeve për mjekësi të përgjithshme në Kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, u shpërngul 26-vjeçarja në Gjermani, bashkë me 12 kolegë të tjerë.

Është një eksod i vërtetë i personelit të specializuar mjekësor, që braktisin vendin.  Ajo nuk e bën këtë vetëm për kushte më të mira jetese në Gjermani. Si mjeke mund të kishte dhe në Shqipëri një jetë komforte.

“Ajo çka atje është e vështirë, është të kesh një vend. Specializimi me një infrastrukturë moderne dhe me një mundësi të shumta për t’u zhvilluar më tej”, thotë Caushi. “Në Gjermani unë mund të jem një mjeke më e mirë.

Kush flet me të, e ka shumë të vështirë ta kuptojë, që ajo ka më pak se një vit që ka filluar të mësojë gjermanisht, sepse përveç një aksenti dhe disa gabimeve të vogla gramatikore ajo e flet rrjedhshëm gjuhën.

Karrierë në një kohë të shkurtër. Karriera e saj ka ecur shumë shpejt!

6 vite studime për mjekësi të përgjithshme, 3 muaj praktikë e detyruar, 5 muaj një kurs intensiv për gjuhën gjermane dhe në dhjetor të 2019 shpërngulet në Osnabrück me qëllimin të punoje si mjeke për pjesën tjetër të jetës në Gjermani. Në mars jep provimin e Fachsprach Prüfung dhe në prill fillon punë si mjeke në klinikë.

Nuk shkon gjithmonë kaq shpejt, shumë mjekë nga vendet e huaja, iu duhen më shumë kohë dhe procedura në krahasim me Sara Caushin.

Gjithashtu dhe gjatë përditshmërisë nuk është e lehtë për mjekët e rinj që kanë emigruar. Ka pacientë që mangësitë e gjuhës i përkthejnë në mangësi të aftësive profesionale.

Mjekë nga e gjithë bota

Në Gjermani emigrojnë mjekë nga Ballkani, Siria, Amerika Latine, Meksika, vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Disa e lënë atdheun sepse atje nuk ndihen të sigurt, të tjerë si Sara Caushi, sepse atje nuk shikojnë perspektivë.

Ndërgjegje e keqe?

Por a kanë mjekët një ndërgjegje të keqe për vendin që lënë pas? Ajo është një pikë shumeë e dhimbshme për të gjithë ne.

Në Shqipëri situata është e vështirë. Që në fillim të studimeve ajo e ka pasur të qartë, që donte të vazhdonte karrierën në Gjermani. Bashkëshorti i saj ka pak që ka ardhur në Osnabrück.

Për t’u njohur në Gjermani si mjeke asaj iu desh të jepte provime dhe të mblidhte dokumentacionin e nevojshëm. Tani mjekja shqiptare pret për provimin e Approbationit, që për shkak të koronës është shtyrë pak në kohë.

Për prindërit dhe motrën dhe vëllain ka qenë shumë e vështirë, kur ajo la vendlindjen.

Ndërkohë shoqëria e saj është e gjitha këtu. Në të vërtetë ka dhe mjekë që preferojnë të qëndrojnë në Shqipëri por në masë tendenca është që të gjithë të emigrojnë drejt Perëndimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb