SHBA

Aktori i njohur i “Home Alone” (I vetëm në shtëpi), Macaulay Culkin është bërë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij, aktorja Brenda Song, kanë mirëpritur në jetë një djalë, raporton “Yahoo! Movies”.

Një përfaqësues për çiftin tha se Song, e njohur kryesisht për rolin si London Tipton, në serialin “The Suite Life Of Zack & Cody”, lindi më 5 prill.

Djali, i cili ka lindur në Los Angeles, quhet Dakota, nisur nga emri që motra e ndjerë e Culkin ka pasur. Ajo ndërroi jetë nga një aksident automobilistik në vitin 2008, kur ishte 29 vjeç.

Culkin, 40 vjeç, Song, 33 vjeç dhe djali i tyre i porsalindur janë të gjithë mirë dhe shumë të lumtur, sipas përfaqësueses së Culkin, Michelle Bega.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb