Agjenti i Khabib Nurmagomedovit,  Ali Abdelaziz, beson se mund të ndodhë përballja ndërmjet klientit të tij dhe Floyd Mayëeatherit.

Ka kohë që spekulohet se kampioni në kategorinë e peshave të lehta në UFC dhe kampioni i pamposhtur i boksit mund të zhvillojnë një ndeshje  në të ardhme.

Ndërsa përfaqësuesi i yllit nga Dagestani ka lënë të kuptohet se është duke u punuar në mënyrë që dueli të ndodhë. “Nuk ka dyshim se Khabib dëshiron të boksojë me Floydin, por më duhet të them se kemi një kontratë me UFC-në, ata e lejuan këtë irlandezin (Conor McGregor) që të zhvillonte meçin (ndaj Mayweatherit)”.

“Nëse Khabib e dëshiron shumë, atëherë do të ulemi me Dana (White) do të flasim për ta realizuar”.
“Mendoj se Dana e mendon kështu këtë gjë: ‘ Do t’ia japim një mundësi, nuk ka shumë boksierë që mund t’i bëjnë ofertë”, ka deklaruar Abdelaziz për TMZ.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb