TRIPOLI

Lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, do të marrë pjesë në Konferencën e Berlinit e cila do të zhvillohet me qëllim për gjetjen e një zgjidhjeje ndaj krizës libiane.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e afërta me Haftarin, mësohet se pas ftesës zyrtare për pjesëmarrje në Konferencën për Libinë më 19 janar në kryeqytetin gjeman Berlin, Haftar vendosi të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Haftari në Berlin do të shkojë bashkë me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve me qendër në Tobruk, Aguila Saleh.

– Merkel, ftesë krerëve të shteteve dhe qeverive

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, lidhur me Konferencën për Libinë që do të mbahet të dielën më 19 janar ka bërë ftesa për krerë të shteteve dhe qeverive.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Turqia, SHBA-ja, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Republika e Kongos, Italia, Egjipti, Algjeria si dhe nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ndërsa është njoftuar që në konferencë janë ftuar edhe Fayez al-Sarraj kreu i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) si dhe lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar.

Më parë janë mbajtur 5 takime në nivel pune në kuadër të Procesit të Berlinit për çështjen e Libisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb