Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei e quajti “të marrë” të ashtuquajturin “Plani i paqes për LIndjen e Mesme” të cilin e prezantoi presidenti amerikan Donald Trump.

Khamenei gjatë fjalimit në programin në Teheran të organizuar me rastin e shënimit të përvjetorit të 41-të të Revolucionit Iranian, komentoi edhe planin e ashtuquajtur paqësor të SHBA-ve.

Ai shtoi se plani në fjalë është i dënuar për dështim në disa aspekte.

“Marrëveshja e Shekullit është një plan i marrë dhe qëllimkeq. Ky plan do të vdesë para Trumpit”, tha Khamenei.

Ai shtoi se është e papranueshme që SHBA merr vendime në emër të palestinezëve.

“Amerikanët dhe cionistët janë marrë vesh rreth diçkaje që nuk ka lidhje me ata. Palestina u takon palestinezëve. Kush jeni ju të merrni vendim për Palestinën?, pyeti Khamenei.

Ai u përqendrua edhe në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 21 shkurt në Iran, duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Mund të ekzistojnë disa që nuk më duan. Por, duhet të dilet në zgjedhje nëse e duan Iranin dhe të kontribuojnë për sigurinë e vendit dhe arritjen e zgjidhjes së problemeve”, tha Khamenei.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb