Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, tha se Islamabadi zyrtar do t’i japë të drejtën popullit të Kashmirit të zgjedhë midis bashkimit me Pakistanin ose qëndrimit të pavarur, nëse ata votojnë në favor të Pakistanit gjatë referendumit të ardhshëm të premtuar nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Duke folur para mijëra banorëve të Kashmirit në një tubim në Azad Xhammu dhe Kashmir të administruar nga Pakistani, Khan tha: “Kur banorët e Kashmirit të pushtuar nga India si dhe banorët e Azad Kashmirit të marrin të drejtën e vetëvendosjes dhe kur me lejen e Allahut, banorët e Kashmirit do të zgjedhin Pakistanin, atëherë Pakistani do t’u japë banorëve të Kashmirit të drejtën të vendosin nëse duan të jenë pjesë e Pakistanit apo të qëndrojnë të pavarur”.

“Dua t’u them banorëve të Kashmirit të okupuar se i gjithë Pakistani qëndron me Kashmirin e okupuar, jo vetëm Pakistani por e gjithë bota muslimane qëndron me banorët e Kashmirit të okupuar”, shtoi ai, duke iu referuar rajonit Xhammu dhe Kashmir të administruar nga India.

Kryeministri pakistanez tha se ai do të vazhdojë t’ia kujtojë OKB-së premtimet e saj të bëra mbi Kashmirin në lidhje me të drejtën e vetëvendosjes.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb