Khloe Kardashian është zyrtarisht single. Tani njëra nga vajzat e klanit Kardashian nuk ka më unazë në gisht, por mbi të gjitha nuk ka më probleme me ish bashkëshortin Lamar Odom, që më shumë se një herë ja ka bërë jetën të vështirë.

Sipas TMZ, të dy në 21 tetor kanë firmosur dokumentat për të finalizuar divorcin, duke arritur një marrëveshje, edhe për të ardhurat që do ndajnë bashkë.

Katër vjet pas martesës së tyre në 2009, Khloe paraqet kërkesën e saj për divorc, sepse ishte e lodhur nga varësia e bashkëshortit me drogwn. Kërkesa mbeti pezull deri në tetor të 2015 kur Lamar u gjet pa ndjenja në një klub nate, në Navada, për shkak të një koktejli drogash dhe alkooli.

Tre ditët në koma dhe kujdesi i Kardashian ndaj tij nuk mjaftuar për ti bërë Odom të ndryshonte stilin e jetës, por ishin të mjaftueshme që Khloe të vazhdonte të çonte përpara kërkesën për tu ndarë prej lojtarit të Los Angeles Lakers.

E depozituar sërish në maj të 2016, mbretëreshës së reality show i janë dashur edhe 6 muaj për të marrë firmën e ndarjes përfundimtare.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: