VLORË

Night of the Champions në Pallatin e Sportit në Vlorë ka kurorëzuar me dy tituj sportistët shqiptarë.

Në një aktivitet të zhvilluar në Pallatin e Sportit në Vlorë janë zhvilluar 11 ndeshje, por dy më të rëndësishmet ishin pikërisht sfida për titull kampion Europe dhe sfida për titull kampion bote.

Ilda Lelo, ka fituar përballë turkes Sinem Sare, ndërsa Edi Shehaj ka fituar përballë turkut Omer Faruk Duran, në dy ndeshje që kanë dhuruar emocione, spektaktël dhe adrenalinë në Pallatin e Sportit, të mbushur plot me spektatorë, që kane dhuruar mbështetje dhe emocione nga fillimi deri në fund të zhvillimit të aktivitetit.

Dhe në Shqipëri vijnë dy tituj nga më të rëndësishmit në sportin e kick boks, dy tituj që shumë pak sportistë kanë arritur ta fitojnë apo të kurorëzohen kampion Europe apo kampion bote.

Pas zhvillimit të disa takimeve hapëse të aktivitetit, Ilda Lelo në peshën 60 kg ka sfiduar turken Sinem Sare, e ciëla mbante aktuaisht titullin kampion Europe. Dhe pas një ndeshjejue prej tre raundesh, Ilda Lelo ka arritur t’i rrëmbejë titullin kampion Europe sportistes turke, duke dhuruar një titull që vjen në Vlorë dhe Shqipëri nga Ilda Lelo, pas një gare plot emocion dhe rivalitet.

Pesë raunde me nga tre minuta për të kurorëzuar kampionin e botës në kick boks për peshën 70 kg Edi Shehaj i fight club Vlora përballë turkut Omer Faruk Duran. Shehaj mbronte titullin kampion bote të fituar në vitin 2018, ndërsa sportisti turk e sfidonte për t’ja rrëmbyer.

Pas tre raundesh, turku nuk ka arritur të vijojë më, duke u tërhequr, por kjo edhe pas një gare plot meritë të sportistit vlonjat, Edi Shehaj, që mbron sërish titullin kampion bote, titullin e fituar pikërisht një vit më parë, në sportin e kick boks.

Trajneri Alban Alikaj e cilëson një arritje të jashtëzakonshme, një arritje që vjen pas një periudhe të ngarkuar me përgatitje dhe padyshim që tashmë kurorëzohet me titujt kampion Europe dhe kampion bote.

Kështu, u shpallën Edi Shehaj kampion bote në kick boks dhe Ilda Lrelo kampione Europe në kick boks. Vijnë në Shqipëri dhe Vlorë dy nga titujt më të rëndësishëm në sportin e kick boks, tituj që natyrisht kanë kërkuar vlerësim dhe stërvitje maksimale. Kjo është ajo çfarë kanë arritur dy sportistët vlonjatë, duke ngritur lart flamurin shqiptar dhe marrë titullin kampion Europe dhe titullin kampion bote.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb