Eksperimentet e shpeshta me look-un dhe stili i veçantë në muzikë e kanë vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes këngëtaren. Kida u bë disa vjet tashmë që është pjesë e tregut të muzikës. E ndonëse u ka qëndruar larg skandaleve, këngëtarja e sheh shpesh veten në faqet e mediave rozë. Së fundi, ajo është komentuar për një nga arritjet e saj në karrierë. Së bashku me Tunën dhe Mozzik, Kida do të performojë në koncertin e reperit të famshëm amerikan, Rick Ross. Këtë përvojë, këngëtarja po e pret me padurim, ndërsa në këtë intervistë për “Bluetooth” na tregon se si u bë pjesë e koncertit, detajet e bashkëpunimit me Ermal Fejzullahun, por edhe qëndrimin e saj për zhveshjet e ekzagjeruara të artisteve shqiptare. Kida, gjithnjë e më shumë e suksesshme me projektet e tua.

Çfarë beson se pëlqejnë kaq shumë tek ty?
Këndimin tim, stilin dhe performancën. Aktualisht fansat po presin bashkëpunimin me Ermal Fejzullahun.

Na trego diçka më shumë për këngën dhe kur do të lançohet ajo?
Kënga, sipas të gjitha gjasave do të lançohet të premten. Muzika është bërë nga Zzap& Chriss, teksti nga Getinjo dhe Mozzik, ndërsa videoklipin e ka punuar ‘XL films’. Kënga do të jetë ritmike, shpresoj t’i pëlqejë publikut.

Pse Ermalin?Ishte e vështirë të përshtateshit?

Bashkëpunimet me kombinim zhanresh janë “in” e kjo ishte arsyeja. Të përshtatesha me Ermalin nuk ishte aspak e vështirë, ishte një eksperiencë e mirë të bashkëpunoja me një këngëtar të madh si Ermali.

Veç këtij projekti, thuhet se po punon edhe për një këngë tjetër. Do të jetë bashkëpunim me Endrin?
Jo, me Endrin do të ketë një bashkëpunim në vitin 2017. Do të shohim në të ardhmen nëse kënga tjetër do të jetë solo apo në duet. Një lajm i ditëve të fundit i ka lënë të gjithë pa fjalë. Do të këndosh në të njëjtën skenë me reperin Rick Ross.

Si të erdhi ftesa?
Është menaxheri im, ai që merret me organizimin e karrierës sime. Unë di vetëm që unë dhe Mozzik do të jemi në koncertin e shumëpritur të një këngëtari botëror dhe ndihem mirë për këtë.

Synon një karrierë ndërkombëtare? Ke bërë ndonjë përpjekje në këtë drejtim?
Do ketë surpriza! Unë jam një këngëtare e re, çdo hap i imi është i organizuar mirë. Është studio që më menaxhon, që organizon jetën time artistike. Dëshira e ç’do artisti është synimi i tregut ndërkombëtar.

Eksperimenton gjithmonë me përpamjen, çfarë nuk do bëje kurrë?
Që kur kam qenë e vogël, kam eksperimentuar me look-un dhe stilin tim. Për momentin mendoj se nuk do shkoja në ekstrem zhveshjeje as në të ardhmen.

Inspirohesh nga divat ndërkombëtare?
Po, edhe unë si gjithë të rinjtë inspirohem nga artistët ndërkombëtarë, por dua të qëndroj vetja, unike, si në stil edhe në mënyrën e të kënduarit, jo kopje.

Çfarë mendon për këngëtaret që zhvishen?
Zhveshja nuk është e mirë. Çfarë do tregojnë më shumë se zhveshja më pas?

Ende single, apo ke gjetur dashurinë?
Singel! Jam e re ende, por do vijë edhe ajo. Dashuria lind, nuk është me program.
(ed.me/vippages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: