Artistja e njohur Orhidea Latifi ose siç të gjithë e njohim me emrin e saj të artit, Kida, prej disa ditësh ka nisur xhirimet e videoklipit të ri.

Ndonëse ka qëndruar në Shqipëri për realizimin e klipit, këngëtarja nuk ka hezituar që në rrjetet sociale të ndajë imazhe dhe video të ndryshme.

Deri në daljen e këngës së re “Edhe sa”, 23 vjeçarja publikoi disa imazhe të tjera atraktive në Instagram.

Ajo shfaqet me stilin e ri të flokëve prej biondeje dhe me veshjen tërheqëse me ngjyrë të gjelbër.

“Çfarë t’i themi negativitetit? JO SOT”, ka shkruar ajo ku në njërën prej imazheve shfaqet me gishtat lart.

Sa i përket transformimit të ri, Kida u komplimentua tejet shumë nga fansat duke e përgëzuar për ndryshimin e guximshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: