Pas lëvizjes së Këshillit të Evropës për të tërhequr delegacionin e vëzhguesve, me argumentin se mund të ketë pasiguri në zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, ka ardhur reagimi i parë nga opozita.

Ish-ministrja e Integrimit nga radhët e LSI, Klajda Gjosha, shkruan në “Facebook” se vendimi i KE është një tregues i qartë drejt marrëzisë, në të cilën ka hyrë Shqipëria për të organizuar zgjedhje të pasigurta e jo reale.

Më tej, Gjosha thekson se e refuzon 30 qershorin, pasi nuk pranon dot që Shqipëria t’i rikthehet sërish asaj pjese të errët të historisë, diktaturës.

Është i shëmtuar fakti që kushdo që do të votoj, do t’i zbulohet vota dhe anësia politike. Është i shëmtuar fakti që pjesa më e madhe e votuesve ndjehen të shantazhuar për të votuar duke i kërcënuar me vendin e punës. Është i shëmtuar fakti që zgjedhjet do të organizohen nga një parti shtet, ku numërimi dhe certifikimi do të kryhet me urdhër partie, në fiktivitet të plotë!”, shkruan ndër të tjera ish-ministrja.

Mesazhi i Gjoshës:

Këshilli Europës sapo dha sinjalin e parë të tërheqjes nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Të gjitha fjalët e tjera, pas këtij veprimi do të ishin të tepërta. Ky është një tregues i qartë drejt marrëzisë në të cilën ka hyrë Shqipëria për të organizuar zgjedhje të pasigurta, jo reale dhe duke mohuar të drejtën e mijëra qytetarëve shqiptarë të zgjedhin mes alternativave.

E kam të vështirë t’i them opinionit publik nëse duhet të votoj apo jo në 30 Qershor, por jam e bindur që qytetarët e ndershëm të këtij vendi, do të refuzojnë të bëhen pjesë e një teatri të shëmtuar, pavarësisht bindjeve politike!

Është i shëmtuar fakti që kushdo që do të votoj, do t’i zbulohet vota dhe anësia politike. Është i shëmtuar fakti që pjesa më e madhe e votuesve ndjehen të shantazhuar për të votuar duke i kërcënuar me vendin e punës. Është i shëmtuar fakti që zgjedhjet do të organizohen nga një parti shtet, ku numërimi dhe certifikimi do të kryhet me urdhër partie, në fiktivitet të plotë!

Unë refuzoj të vras demokracinë në 30 Qershor, sepse nuk e pranoj dot që një Shqipëri që ka sakrifikuar pafund për pluralizmin politik dhe ndarjen nga diktatura, t’i rikthehet sërish asaj pjese të errët të historisë!

E refuzoj 30 Qershorin, sepse besoj te vlerat europiane që nisin me respektin ndaj zgjedhjeve dhe votës së lirë kundrejt alternativave! E refuzoj 30 Qershorin, sepse dua të jetoj në Shqipëri dhe jam e vendosur në kontributin tim si cdo qytetarë i thjeshtë i këtij vendi!

Gjoshaa
Gjoshaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb