TIRANË

Këshilli i Evropës ka tërhequr vëzhguesit e saj për zgjedhjet lokale me arsyetimin se mund  të rrezikohet siguria e tyre. Ky vendim është komentuar nga politika shqiptare, ndërsa mes tyre ka qenë edhe zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili tha se Këshilli i Evropës është një organizatë e rikthyer nga Rusia. Kjo  deklaratë është kundërshtuar ashpër nga ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.

Ai shkruan se një deklaratë e tillë nga një zv.ministër është shumë e rëndë, teksa shton se Këshilli i Evropës është roje e vlerave europiane. Në fund Shehu tregon edhe gënjeshtrat e qeverisë, ku thotë se Rusisë nuk i janë pranuar kredencialet për t’u rifutur në KiE që pas agresionit në Ukrainë.

Postimi i Shehut:

Per te qare e per te qeshur “justifikimi” i Qeverise!! E pabesueshme, zv. Ministri i nje nga dikasteret me te rendesishme edhe ne maredheniet nderkombetare, leshon “xhevahirin” e radhes, qe dedukton sikur:

–Vendimi i Keshillit te Europes per tu terhequr nga monitorimi i farses se votimit te 30 Qershorit, qenka bere nen influencen ruse. A e di ai dhe kjo Qeveri se nje deklarate e tille absurde perben nje provokacion shume te rende edhe ndaj atij institucioni prestigjioz e shume te rendesishem, vecanerisht kur eshte fjala per te drejtat e lirite njeriut, demokracine e proceset e votimi.

Dikush duhet t’i shpjegoje Rilindjes se eshte hera e pare ne historine e Shqiperise demokratike qe ndodh dicka e tille shume e rende e shume domethenese, vecanerisht kur lexon motivimin: –Paqartesi per procesin zgjedhor e mungese e sigurise.

Keshilli i Europes eshte “roje” e vlerave europiane e demokratike, aty dominon koncepti e vizioni i BE-se, gje qe perpiqet tja tranzmetoje edhe vendeve te tjera antare, qe nuk jane pjese e asaj familje.

Masa te tilla kane ndodhur shume ralle, ne disa raste shume te vecanta ndaj ndonje vendi tjeter te tille, kur ka pasur kriza serioze demokracie e devijim nga parimet e saj.

—–Dhe ne fund si qartesim per genjeshtrat qeverisese:

Rusise nuk i jane pranuar akoma kredencialet per tu rifutur ne KiE, qe mbas agresionit ne Ukraine. Pikerisht keto minuta po behet nje diskutim i tille aty ne Asamble,  mbas te cilit do te votohet. Deri tashti ka shume kundershtime si nga Britania etj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb