Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR konfirmon për “BalkanWeb” se Këshilli i Europës nuk do të monitorojë zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri.

Katya
Katya

Në një komunikim me “BalkanWeb”, pas e-mail-it të dërguar nga Këshilli i Europës ku bëhej i ditur vendimit për anulimin e misionit të vëzhguesve, Andrusz thotë se janë informuar nga KiE se ata nuk do të vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme.

“Mund të konfirmoj se jemi informuar nga KiE se ata nuk do të vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Për më shumë detaje ju duhet të kontaktoni me ta direkt”, shkruan Zëdhënësja e OSBE/ODIHR.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb