I ftuar në emisionin “EUROMANIA” në News 24 me moderatoren Daljana Sejdia ishte trajneri i mirënjohur Mirel Josa i cili foli për supersfidën Belgjikë-Itali duke deklaruar se në gjysmëfinale “axurrët” do ta kenë më të lehtë ndaj Spanjës:

“Mendoj që përveç dy lojtarëve të mbrojtjes Kielini dhe Bonuçi, Italia ka lojtarë më standart dhe ky lojtar është Zhorzhinjo. U duk shumë i vogël Lukaku por Lukaku përsëri maksimumin dha.

Lukaku mund të ketë diçka në kokë, që nuk mund të bëjë asgjë, nuk ka bërë asgjë me dyshen Kielini-Bonuçi në Serinë A, është gjë psikologjike. Italia në momentin që fitonte topin, ecte shumë përpara dhe këtë e referoj shumë lojës së shpejtë, Zhorzhinjo nuk është i shpejë, por e fiton territorin me pasim sepse ai pa marrë ende topin e di se ku do ta dërgojë.

Në krahun e majtë të Italisë kur topi shkonte aty ishin tre lojtarë, ishte Insinje, luante Verrati dhe Spinacola që shtynte shumë përpara. Verrati nuk u spostonte në qendër që mos të përplasej me Zhorzhinjon dhe e pamë që shkonte në qendër-majtas. Barela ishte lojtari që befasoi zonën e rreptësisë së Belgjikës.

Forca e grupit dhe cilësia shkojnë në sinkronë me njëra-tjetrën. Italia tregoi se është skuadër që e luan futbollin me mendim. Belgjika me sistem loje që është duke luajtur nuk shprehet ashtu siç duhet. Spinacola pësoi një dëmtim të rëndë, më erdhi keq në momentin që e pësoi, por tani si do ta zëvendësojë.

Emerson Palmieri shtyn përpara, por nuk është ai lojtar që nuk mbron mirë dhe nuk jep 100% e tij si Spinacola. Nuk është hera e parë që Insinje shënon këto gola, kishte disa probleme me Napolin kur ishte Ançeloti. Erdhi Gatuzo dhe e solli në momentin e tij më të mirë. Goli i tij është mënyra e tij e të goditurit.

Lukaku e shuajti pak problemi i Kielinit së bashku me Bonuçin. De Bryjne ka qenë në 50% dhe përsëri qëndroi deri në fundin e lojës, por përballë ishin dy skuadra dhe përballë ishin dy portierët më të mirë në botë sepse pritja e Donarumës nga De Bryjne ishte fenomenale.

Në Botërorin rus, Belgjika ‘cicëronte’ të kënaqte ta shihje sesi luante ndërsa tani është ndryshe duke luajtur në mbrojtje. Italia është favorite dhe rriten mundësitë që të marrë Europianin.

Italia e ka mundur Spanjën edhe në kushte të tjera, kur Spanja ka qenë mirë dhe Italia ka qenë shumë më dobët. Italia do ta ketë më shumë të lehtë me Spanjën.

Granit Xhaka është një lojtar shumë i fortë, Zvicra më suprizoi edhe pse nuk luante Graniti. Në krahasim me ndeshjen me Francën, kam parë një Zvicër shumë të bukur në lojë.”, përfundoi Mirel Josa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb