Rreth 34,430 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, nga të cilët 200 në 24 orët e fundit. Këtë e ka bërë të ditur ushtria e Kievit, transmeton Ukrinform.

Në përditësimin e saj për humbjet e pësuara nga Moska deri më tani, ushtria ukrainase tregon se janë rrëzuar 183 helikopterë dhe 620 dronë.

Përveç kësaj, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,504 tanke ruse, 756 artileri, 3,632 automjete transporti të trupave të blinduara, 137 raketa lundrimi dhe 14 anije.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: