UKRAINE-Përplasje në tokë mes një avioni të kompanisë Ukraine International Airlines dhe një furgoni në pistë, ka shkaktuar një kaos të vërtetë në aeroportin e Kievit.
Fatmirësisht nuk pati probleme të rënda vetëm dëme materiale. Protagoniste e këtij aksidenti një Boeing 737-800 e FlyUia Kiev-Charkiv.

Kur komandanti mori Ok për një manovër për tu nisur me krahët e tij avioni godet furgonin e shërbimit, në zonën e parkimit. Fotografitë e aksidentit janë postuar në rrjetet sociale nga Igor Gummennyy.

Kompania më pas ka shpërndarë në Facebook një komunikatë për shtyp, duke sqaruar që nuk pati asgjë dëm tjetër përveç atij material dhe një vonese të vogël.

Gjithashtu për incidentin është hapur dhe një hetim.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb