Qeveria ukrainase përshendeti sanksionet amerikane kundër  gazsjellësit ruso-gjerman, “Nord Stream 2”.

“Ukraina e ka kundërshtuar për një kohë të gjatë këtë projekt sepse ai minon sanksionet ekonomike perëndimore ekzistuese për të detyruar Rusinë të zgjidhë një konflikt në lindje të Ukrainës, pranë kufirit rus dhe t’i japë fund pushtimin në rajonin e Krimesë në Ukrainë”, deklaroi një zëdhënës i administratës presidenciale të Ukraninës.

Kryeministri i Ukrainës Oleksiy Honcharuk, pranoi miratimin e sanksioneve nga kongresi si lajm të mirë.

“Sanksionet do të ndërlikojnë në mënyrë dramatike ndërtimin e gazsjellësit rus,” deklaroi ai.

Europa dhe Gjermania në mënyrë të veçantë kritikuan sot votimin në SHBA të sanksioneve kundër gazsjellësit rus “Nord Stream 2”, vlerësuar nga promotorët e saj strategjikë për furnizimin, por akuzuar për rritjen e influencës së Moskës.

“Politika energjitike europiane vendoset në Europë dhe jo në SHBA. Ne hedhim poshtë në parim ndërhyrjet dhe sanksionet”, konfirmoi në Twitter ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb