Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se Rusia ka humbur 183, 750 ushtarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022.

Ndërsa në 24 orët e fundit bëhet me dije se Rusia humbi gati 620 ushtarë. Në raportin e publikuar nga autoritetet ukrainase raportohet se Rusisë i janë shkatërruar 3,665 tanke; 7,110 automjete luftarake të blinduara; 538 sisteme raketash të shumëfishta, 285 sisteme të mbrojtjes ajrore, 308 avionë, 293 helikopterë, 2376 dronë si edhe 18 varka.

Më herët qeveria gjermane i ka dorëzuar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot. Ndërsa presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol premtoi se mbështetja për Kievin nuk do të jetë vetëm humanitare, por edhe ushtarake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: