UKRAINE– Autoritetet ukrainase dënuan sot kërkesën e papranueshme të Eurovizionit për të lejuar kandidaten ruse që të hyjë në territorin e Ukrainës, vend organizator i edicionit për vitin 2017 të konkursit të këngës.

“Kjo është e papranueshme dhe e paprecedentë t’i kërkosh Ukrainës të marrë një vendim të tillë të jashtëzakonshëm për t’i bërë qejfin Rusisë”, deklaroi zëvendëskryeministri ukrainas, Viaçeslav Kirilenko, në një komunikatë të publikuar sot nga zyra e tij për median.

Nga ana tjetër Eurovizioni ka kërcënuar të përjashtojë Ukrainën nga kompeticionet e ardhshme nëse ajo vazhdon të këmbëngulë që të mos lejojë kandidaten ruse të hyjë në territorin e saj për edicionin e vitit 2017 të këtij konkursi që finalja parashikohet të zhvillohet më 13 maj, sipas një letre të publikuar të premten nga media evropiane.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: