Ukraina ka ofruar objektet e saj nëntokësore të magazinimit të gazit natyror për vendet evropiane për të grumbulluar një rezervë strategjike të karburantit ndërsa ata përpiqen të heqin dorë nga importet nga Rusia.

Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko tha se vendi i tij ka objektet më të mëdha të magazinimit nëntokësor në Evropë dhe është gati që Bashkimi Evropian ta përdorë atë.

“Pavarësisht agresionit ushtarak në shkallë të plotë të Rusisë, Ukraina mbetet një partner i fortë dhe i besueshëm i Evropës në sigurinë e energjisë”, shkroi Halushchenko në Facebook.

Halushchenko përshëndeti vendimin e BE-së për t’u shkëputur nga furnizimet me gaz rus dhe për të blerë bashkërisht nga furnitorë të tjerë në vazhdën e pushtimit te Rusisë.

“Ukraina mund të kontribuojë në këtë solidaritet duke ofruar hapësirat e saj të magazinimit”, tha ai.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord javën e kaluar për blerjen e përbashkët vullnetare të gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe hidrogjenit në një përpjekje për të ulur çmimet për konsumatorët në vendet e tyre përkatëse.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera thanë se do të furnizonin më shumë LNG në BE.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar Katarin dhe shtetet e tjera të Gjirit si furnizues të besueshëm dhe solid të burimeve të energjisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb