Moska ka reaguar në lidhje me dakordësinë e arritur mes SHBA dhe Ukrainës, për të pranuar propozimin amerikan për një armëpushim me Rusinë.  Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se Moska do të shmangte kompromiset që mund të rrezikonin jetën e njerëzve, sipas raportimit të agjencisë ruse të lajmeve.

Ai përsëriti se Rusia në asnjë rrethanë nuk do të pranojë praninë e ushtarëve të NATO-s në Ukrainë nëse ka një marrëveshje të përhershme paqeje.

Lavrov deklaroi se Rusia është e hapur ndaj idesë së Donald Trump për bisedime me Kinën për sigurinë bërthamore.

Deklaratat e Lavrov u bënë të martën, por intervista e tij u bë publike të mërkurën pak orë pasi u arrit një marrëveshje në Jeddah midis një delegacioni ukrainas dhe amerikan për një armëpushim në frontin ukrainas.

Nga ana e saj, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova deklaroi të mërkurën se Moska do të marrë vendimet e saj për konfliktin në Ukrainë, pasi Kievi tha se ishte gati të pranonte propozimin e Uashingtonit për një armëpushim 30-ditor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb