Një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës më 19 qershor përmendi një rrezik të shtuar në veri të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pasi trupat ruse kërkojnë ta bëjnë atë “qytet të vijës së parë të frontit”.

Vadym Denysenko i tha televizionit kombëtar ukrainas se forcat armike po kërkojnë t’i afrohen Harkiv, në verilindje të Ukrainës, në përpjekje për ta bombarduar atë.

“Rusia po përpiqet ta bëjë Harkivin qytet të vijës së parë”, tha ai.

Kharkiv është një qytet kryesisht rusisht-folës me rreth 1.4 milionë banorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: