“Ukraina nuk do të përpiqet të krijojë asnjë korridor humanitar për të evakuuar civilët, pasi situata në rrugë është shumë e rrezikshme”, ka njoftuar zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

Ajo u shpreh se të gjithë qytetarët që janë në pritje të evakuimit duhet të tregohen të durueshëm, pasi sot nuk do të realizohet asnjë evakuim.

“Të gjithë ata që presin të evakuohen duhet të tregohen të durueshëm, ju lutem duroni”, ka thënë më tej zëvendëskryeministrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: