Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka vizituar sot qytetin e Roskovecit. Gjatë vizitës së saj, ajo është ndalur dhe ka takuar disa qytetarë.

Mes tyre, edhe disa pensionistë, të cilët i kanë shprehur vlerësimet për punën e bërë, si dhe i kanë kërkuar që të kujdeset për Shqipërinë.

“Faleminderit për ndihmat që i jepni Shqipërisë, për të gjitha… Edhe për Shqipërinë kujdesohuni sepse vend më të bukur dhe më të mirë nuk besoj se keni parë. Megjithatë, në një stivë do gjesh një dru të shtrembër… Të jesh mirë, kijeni kujdes Shqipërinë”, dëgjohen t’i thonë ata.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: