Analisti Mentor Kikia në studion e emisionit “Open” në News24 se Kryeministri Edi Rama e quajti dokumentarin e RAI3 një produkt të gatuar në Tiranë, por pyetja që shtrohet është se ç’lidhje ka televizioni italian me këtë histori.

“A është vënë RAI3 në shërbim të opozitës shqiptare? Unë mendoj se Jo. Pjesa shqiptare është sekondare në këtë dokumentar.

Dokumentari ka investiguar lidhur me marrëveshjen për kampet e emigrantëve, pra e ka me Kryeministren Meloni. Gazetarët italianë kanë zbuluar një mega aferë pikërisht lidhur me kampin në Shqipëri.

Dhe për ta përforëcuar këtë aferë korruptive, sipas tyre, ata na tregojnë se ja kush është Shqipëria, dhe japin atë tablonë, por ata e kanë me Kryeministren italiane”, tha Kikia.

Ai tha se sulmi ndaj RAI dhe lidhja e gjithë reportazhit me dy tre aktorë në Tiranë më shumë duket si një tentativë për të zbehur atë se çfarë ngrihet në median italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: