Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se vota e diasporës do të jetë çështja më e nxehtë në zgjedhjet e 11 majit.

Kikia tha se duhet të votojnë të gjithë ata persona, që e kanë emrin te lista e zgjedhësve. Ai tha se edhe më 2021 u votua me dokumente që kishin skaduar dhe nuk pati asnjë problematikë.

Mentor Kikia: Vota e diasporës do jetë çështja më e nxehtë e zgjedhjeve. Mund të jetë i kontestuar si proces. Qeveria shqiptare ka detyrim për të mundësuar votimin. Për të votuar, mjafton që të identifikohesh që ke emrin tek lista e zgjedhësve.

Me dokumentin që ka skaduar nuk shkon dot të marrësh kredi, por mund të votosh. Argumenti që është gjetur më duket jo i sinqertë. Më 2021 u votua me dokumente të skaduara dhe nuk kishte asnjë problem.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb