Kriza e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 pritet të çojë në mbylljen e më shumë se 2,7 milionë bizneseve në Amerikën Latine, paralajmëroi sot CEPAL, Komisioni Ekonomik i OKB-së për rajonin.

“Sektorët e shitjes me pakicë, hotelerisë dhe restorantet, të cilët kanë një numër të madh sipërmarrjesh të vogla dhe të mesme, do të jenë më të prekurit nga ndikimi i pandemisë së COVID-19”, sqaroi ai në një raport.

Sipas raportit të komisionit, mbyllja e këtyre biznesve do të çojë në humbjen e 8,5 milionë vendeve pune.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb