Në shtetin e Amerikës Jugore  Kili, ka filluar të aplikohet doza e tretë e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministri i Shëndetësisë i Kilit, Enrique Paris, deklaroi se qëllimi i tyre do të jetë vaksinimi i 82,44 për qind të popullsisë. “Ne po fillojmë dozën e tretë të vaksinës nga të moshuarit sepse ata janë më të prekur ndaj virusit”, tha ai.

Paris deklaroi se në kuadër të fushatës kombëtare të vaksinimit, shumica e popullsisë është vaksinuar deri më tani dhe se gjithsej 12.531.634 persona kanë përfunduar vaksinimet e tyre.

Kili me një popullsi prej rreth 20 milionë banorë, në luftën me COVID-19 regjistroi 36.157 viktima dhe gjithsej 1.625.456 raste me COVID-19.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb