Qindra mijëra manifestues u mblodhën sot në sheshin e Santiagos për të protestuar kundër pabarazive social-ekonomike duke bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit konservator kilian, Sebastian Pinjera.

Duke kënduar këngë të periudhës së diktaurës së Augusto Pinoçet (1973-1990), manifestuesit u drejtuan në sheshin Plaza Italia, epiqendër e një kryengritjeje sociale të pazakontë shpërthyer një javë më parë në Kili, një prej vendeve më të qendrueshme të Amerikës latine.

Qeveria u përgjigj shumë ashpër ndaj manifestimeve, gjë që rriti zemërimin e sindikatave, të cilët filluan grevat dhe lëvizjet shoqërore kundër qeverisë, kundër rritjes së kostos së jetesës, pabarazisë dhe korrupsionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb