KILI-Të gjitha pasuritë që i përkisnin Augusto Pinochet-it (1973-1990) dhe që trashëgoheshin nga familja e ish-diktatorit do të konfiskohen, raportojnë mediat kiliane.

Vendimi u mor pas një kërkese të Këshillit të Mbrojtjes të Shtetit, i cili urdhëroi sekuestrimin e pasurive (1.6 milion dollarëve) të përfshira në vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me çeshtjen e Banco Riggs për të cilat Pinochet u akuzua për përvetësim të fondeve publike.

Rezoluta e re e drejtësisë në këtë mënyrë ndikon plotësisht mbi trashëgiminë, që arrin në 17.8 milionë dollarë, të cilat ish gjenerali i kishte përfituar për familjen e tij, përveç vendosjes së çdo veprimi të tjetërsimit mbi tërësinë e pasurive të mbetura për vejushën, fëmijët dhe nipat e Pinochetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb