Kili ndalon përdorimin e qeseve plastike në të gjitha dyqanet.

”Ministrja kiliane e Mjedisit, Carolina Schmidt tha se legjislacioni kombëtar që ndalon përdorimin e qeseve plastike do të fillonte të zbatohej shumë shpejt”, raportoi gazeta ”La Tercera”.

Pasi ligji për çantat plastike hyri në fuqi në gusht 2018, zinxhirët kryesorë të supermarketeve të vendit kishin gjashtë muaj për të ndaluar shpërndarjen e tyre.

Dyqaneve më të vegjël iu dhanë dy vjet.

Ata që ende japin çanta plastike mund të gjobiten deri në 350 dollarë.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, ky ligj ka ndaluar përdorimin e rreth pesë miliardë qeseve plastike që nga viti 2018.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb